Na ndiqni

Azia

Pas tajfunit, tërmet i fuqishëm godet Japoninë

Nga: tv klan Më: 6 shtator 2018 Në ora: 10:26
Japoni

Ishulli verior i Japonisë, Hokkaido është goditur nga një tërmet i fuqishëm, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe duke shkatërruar shtëpi.

Të paktën 8 persona janë vrarë dhe rreth 40 të tjerë rezultojnë të humbur, raportojnë mediat lokale. Tërmeti me magnitudë 6.7 ndërpreu energjinë elektrike në rreth tre milionë shtëpi pasi impianti qëndror pësoi dëmtime. Tërmeti vjen pas një tajfuni vdekjeprurës, i cili goditi Japoninë pak ditë më parë.

“Jebi”, tajfuni më i fuqishëm gjatë 25 viteve të fundit, la të vdekur të paktën 10 njerëz dhe shkaktoi dëme masive.

Lëkundjet e tërmetit ndodhën në orët e para të mëngjesit në jug-lindje të kryeqytetit Sapporo. Sipas agjencisë meteorologjike të vendit, nuk paraqitet rrezik për tsunami.

Banorët vendas si edhe turistët kanë reaguar në rrjetet sociale. Ata shkruajnë se po presin në radhë të gjata në dyqanet ushqimore, pasi njerëzit po bëjnë furnizime duke qenë se ekziston frika e një tërmeti pasues.

Autoritetet kanë paralajmëruar për lëkundje të tjera të mundshme dhe u kanë kërkuar qytetarëve që të kenë kujdes. Japonia është një nga vendet më sizmike në botë, ku ndodhin rreth 20% të tërmeteve në mbarë botën me magnitudë 6.0 ose më shumë.

Image
tv klan
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test