Na ndiqni

Azia

Një belg dënohet me vdekje si pjesë e ISIS-it

Më: 22 maj 2018 Në ora: 15:27
Tarik Jadaoun

Një xhihadist belg, i cili shfaqej duke kërcënuar në video Belgjikën dhe Francën, u dënua sot në Irak me vdekje, me akuzën si pjesë përbërëse e grupit të Shtetit Islamik (ISIS), shkruan AFP.

Tarik Jadaoun, i lindur më 1988, iu bashkua ISIS-it në vitin 2014. Gjatë seancës së parë në procesin gjyqësor në Gjykatën Penale Qendrore të Bagdadit, më 10 maj , shtetasi belg me origjinë marokene kërkoi pafajësinë dhe pohoi para gjyqtarëve se ishte i çorientuar.

Gjyqtari fillimisht lexoi fillimisht listën e aktakuzave, duke përfshirë rolin e tij si luftëtar brenda strukturave të ISIS-it dhe hyrjen në mënyrë të paligjshme në territorin irakian, përpara se t’i kërkonte nëse dëshironte të shtonte diçka tjetër.

”Jo”, u përgjigj Jadaoun.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test