Na ndiqni

Azia

Tajvani goditet nga një tërmet i fuqishëm

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 19:38
Ilustrim

Një hotel u shemb pas një tërmeti me magnitudë prej 6,4 ballë të shkallës së Rihterit, që goditi sot pjesën lindore të Tajvanit, theksuan autoritetet e ishullit.

“Tërmeti u regjistrua në orën lokale 23:50 rreth 21 kilometra në veriperëndim të portit të Hualien”, theksoi instituti gjeologjik amerikan USGS.

Sipas medias lokale disa ndërtesa janë shembur dhe 30 persona kanë mbetur të bllokuar në hotelin e prekur.

Qeveria tajvaneze, duke cituar shërbimet e zjarrfikësve, shtoi se edhe një hotel tjetër ishte dëmtuar gjithashtu, por pa dhënë informacione për viktima.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test