Na ndiqni

Auto

“Harley-Davidson” me ndryshim të madh drejt motoristëve të rinj

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 13:13
Harley-Davidson

Prodhuesi amerikan legjendar i motoçikletave “Harley-Davidson” ka ndërmarrë një hap të madh drejt synimit ambicioz që të bëjë të lumtur me ngasjen e motoçikletave miliona njerëz. Krejt kjo për të fituar treg dhe për të dalë nga kriza nëpër të cilën po kalon.

Në fillim të nëntorit gjiganti i motoçikletave shfaqi para adhuruesve evropianë motoçikletën e parë elektrike “LiveWire”. Pamjen e parë të kësaj motoçiklete “Harley-Davidson” e paraqiti në panairin e motoçikletave “EICMA” në Milano të Italisë.

Prezantimi i motoçikletës elektrike është pjesë e strategjisë së kompanisë që ka synimin për ta bërë “Harley-Davidsonin” lider botëror në tregun e motoçikletave elektrike dhe hibride, si dhe për të tërhequr një lloj të ri të klientëve të brendit amerikan.

Po ashtu motoçikleta elektrike është ndarje radikale nga ajo që e bëri “Harley-Davidsonin” të njohur për më shumë se një shekull tashmë. Bëhet fjalë për zhurmën e modeleve të prodhuara.

Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test