Na ndiqni

Auto

Mercedes-AMG GT R është gati që të prezantohet në LA Auto Show

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 16:09
Mercedes-AMG GT R

Për një kohë të gjatë, e kemi ditur se prodhuesi gjerman Mercedes, është duke përgatitur një version të ri për AMG-GT R, që tashmë është shumë agresiv.

Super-makina është parë disa herë teksa testohej nën shtresat për kamuflazh, teksa së fundmi është konfirmuar se do të prezantohet në LA Auto Show.

Kjo makinë që do ta shohim gjatë javës që vjen, thuhet se do të jetë më e fuqishme se AMG GT3 dhe AMG GT4, ndërsa është shumë më e fokusuar në pistë.

Asnjë detaje tjetër nuk është bërë i ditur, vetëm se në imazhet zyrtare të shpërndarë së fundmi nga Mercedes, shihen hapjet që ia kanë rritur aerodinamikën.

Shtresat e kamuflazhit, nuk kanë mundur t’ia fshehin krahun e ri, si dhe disa linja të shtuara. Detajet e Mercedes-AMG GT R, do t’i kuptojmë gjatë një konference për shtyp më 20 nëntor. 

Image
Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test