Na ndiqni

Auto

Audi nuk do të prodhojë TT familjar

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 17:58
Audi

Ndonëse u njoftua disa javë më parë se në gjeneratën e re të modelit Audi TT sportiv mund të bëhet një coupe me katër dyer, tash bëhet e ditur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Drejtori i Komunikimit në Audi, Peter Oberndorfer hodhi poshtë mundësinë e prodhimit të versionit familjar TT, edhe pse ishte paraparë pas prezantimit të konceptit Sportback disa vjet më parë.

Oberndorfer vuri në dukje se kompania është e kënaqur që ofron versionet vetëm në Coupe me dy dyer dhe roadster.

Përveç kësaj, Audi ka ndërmend që të mos prodhojë as versionin sportiv të modelit të saj më të vogël S1, për shkak të mos mbulimit të kostos.

Megjithatë, Oberndorfer ka paralajmëruar se modeli më i ri në klasën më të vogël nuk do të jetë Q1, por ky model misterioz mund të jetë A1 Allroad.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test