Na ndiqni

Auto

Shefit të Renault i vazhdohet paraburgimi

Nga: KosovaPress Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 12:09
Renault

Një gjykatë në Tokio ka lejuar vazhdimin e burgimit për Carlos Gosna, shef i grupit Renault-Nissan-Mitsubishi edhe për dhjetë ditë, deri më 30 nëntor, transmetojnë mediat japoneze.

Gjykata nuk ka komentuar vendimet për rastet individuale. Hetuesia akuzon Gosna se ka treguar më pak të hyra për të paktën pesë herë për periudhën qershor 2011 deri qershor 2015, duke lajmëruar shumën prej rreth 37 milionë euro.

Ai u arrestua këtë të hënë në Tokio kur doli pas aeroplanit të tij privat. 64-vjeçari ndodhet në qendrën e paraburgimit Kacushika, në veri të Tokios.  

Renault, i cili është partner i Nissan, tash ka pjesë të 43 për qind të aksioneve në Nissan, ka mbajtur Gosna në pozitën e drejtorit të përgjithshëm.  

Komiteti drejtues  kompanisë Renault kërkoi nga Nissan t’iu transferojë detajet e hetimit të tyre.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test