Na ndiqni

Auto

Lamborghini duke se po punon në qetësi për një makinë elektrike

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 09:06
Lamborghini

Prodhuesi italian Lamborghini, jo vetëm se dominon me super-makina, por po ndjekë edhe trendët e reja, siç është prodhimi i Urus SUV.

Mirëpo, gjithnjë ka interesim se çfarë do të vije në vazhdim, përpos pasardhësve të Aventador dhe Huracan. Pritet edhe koncepti i sedanit Estoque, që kurrë nuk u pa më.

Gjatë një interviste me Stefano Domenicali, është bërë e ditur se në të ardhmen jo të afërt, mund të prodhojë edhe një makine elektrike.

“End enuk kemi dëgjuar, që klientët po kërkojnë një makinë që punon me bateri, por nëse vjen kërkesa duhet të jemi të përgaditur. Por, kjo nuk do të ndodhë shpejtë”, ka thënë Domenicali.

Sipas tij, do të kombinohet se çfarë ofron partneri tyre Volkswagen Group, sa i përket pjesëve të brendshme, si dhe përshtatjes që mund t’i bëhen me eksterier.

Para se kjo të ndodhë, pritet që të arrijë një hibrid i elektrizuar, që do të pasohet prej një makine tërësisht elektrike.

Ekspertët konsiderojnë se Lamborghini duket se po punon në qetësi, me mundësi që të befasojë në çdo moment.

Image
Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test