Na ndiqni

Auto

Arrestohet drejtori i Nisanit për keqmenaxhim të mjeteve financiare

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 14:49
Carlos Ghosn

Carlos Ghosn, drejtuesi i kompanisë gjigante japoneze të veturave, Nisan, është arrestuar për keqmenaxhim të mjeteve financiare.

Firma tha se ka kryer një hetim të brendshëm për disa muaj, i cili tregoi se Ghosn nuk kishte raportuar të plota të hyrat e pagës.

Veprime të tjera të keqmenaxhimit të kompanisë përfshijnë edhe përdorimin personal të aseteve të kompanisë.

Sipas raportimeve të medieve japoneze, një figurë e lartë në industrinë e makinave është arrestuar në Tokio.

Sipas raporteve të njëjta, të cilat nuk janë konfirmuar, Ghost nuk raportoi një shumë prej 5 miliardë jeni (44 milionë dollarë) gjatë një periudhe pesëvjeçare nga viti 2011.

Nga viti 2010, firmave japoneze u është kërkuar të zbulojnë pagat e drejtuesve që fitojnë mbi 100 milionë jen.

“Nissan thellësisht kërkon falje për shqetësimin e madh të aksionarëve dhe palëve tona të interesit”, tha kompania.

Firma tha se i kishte dhënë informacion Zyrës së Prokurorëve Publikë Japonezë dhe do të vazhdonte ta bënte këtë.

KlanKosova
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test