Na ndiqni

Auto

Skicat që e shfaqin Genesis G90 2020

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 07:32
Genesis G90 2020

Genesis ka bërë përgaditjet e duhura, që t’i shpalosë ndryshimet e modelit G90 që vjen i rifreskuar më 2020.

Deri më tani, vetura ka qenë nën një mbulesë dhe nuk shihej asgjë prej saj, ndërsa tani e kemi një pamje shumë më të mirë të asaj që do ta shohim në LA Auto Show. Në rrjetet sociale janë shfaqur disa skica, që janë siguruar gjatë një organizimi privat në Korenë e Jugut.

Grilli i veçantë dhe dritat e holla, lënë të kuptohet se ky G90 ka ngjashmëri të mëdha me konceptin Essenti që ishte prezantuar në New York Auto Show.

Ndryshimet vërehen edhe në anën e pasme, ndërsa ka edhe rrota më të mëdha dhe mundësi për ndryshimin e ngjyrës.

Sipas të gjitha gjasave, Genesis G90 do të arrijë në versionin 3.3 litra V6 365 kuaj fuqi, si dhe ato me 5.0 litra V8 dhe 420 kuaj fuqi.

Image
Image
telegrafi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test