Na ndiqni

Auto

Ky është Jeep Gladiator 2020

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 06:23
Jeep Gladiator

Në fillim të javës, ishte bërë e ditur se Scrambler i ri, do ta ketë emrin Gladiator.

Megjithëse nuk ka pasur ndonjë konfirmim për këtë model të vitit 2020, një rrjedhje nga kompania Jeep, ka treguar pamjen që do ta ketë, bashkë me emrin e fuqishëm.

Disa javë para se të prezantohet në LA Auto Show, tashmë dihet se ky do të jetë Gladiator me hapësirën për bartjen e mallrave, i aftë për të gjitha terrenet.

Pak dihet se çfarë do të përmbajë, por nuk është lënë pa disa detaje. Modeli do të ketë një tavan të butë, apo mundësinë e të pasurit e dy tavaneve të forta.

E tëra që është thënë është se do të ketë edhe një rezervuar të madh me ujë, por nuk thuhet nëse do ta ketë edhe ndonjë funksion konkret.

Nën kapak, pritet ta ketë motorin me 3.0 litra, me sistemin EcoDiesel, që të jetë sa më miqësor me ambientin.

Image
Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test