Na ndiqni

Auto

Toyota prezanton TRD Camry dhe Avalon, para panairit të Los Angeles

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 06:37
Toyota

Para disa ditësh, Toyota prezantoi pjesërisht TRD Camry dhe Avalon, si pjesë e asaj që do tregonte zyrtarisht në panairin e Los Angelesit, që fillon më 28 nëntor.

Në fakt, tregoi vetëm nga një pjesë të anësoreve të këtyre veturave, duke mos treguar më shumë.

Por, duket se prodhuesit japonez nuk po i pritet deri në datën e caktuar dhe i ka shfaqur të dy këto makina, pa asnjë shtresë kamuflazhi.

Ato duken më agresive se paraardhëset, ndërsa kanë mjaft linja të ndryshuara. Imazhet tregojnë edhe pjesë të detajuara, por asnjë element prej enterierit.

Po ashtu, mungojnë edhe të dhënat për motorin dhe sistemin nën kapak, ndërsa nuk dihet nëse do të jenë më të fuqishme se paraardhëset që prodhonin nga 301 kuaj fuqi.

Image
Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test