Na ndiqni

Auto

Porsche 718 kapet gjatë fazës së testimit, e ‘kamufluar’ vetëm me fjolla bore

Nga: Mediat Shqiptare Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 18:45
Porsche

Prodhuesi gjerman Porsche, është duke i kryer testet e fundit të modelit 718 Cayman GT4.

Deri më tani, janë përdorur shtresa të ndryshme kamuflimi, por kësaj radhe është kapur teksa vozitej në zona malore, pa asnjë shtresë maskimi, e mbuluar vetëm me pak fjolla bore.

Kjo lë të kuptohet se gjithçka është gati me këtë model, ndërsa prezantimi në panairin e Gjenevës është i pashmangshëm.

Meqenëse nuk është i mbuluar, i vërehen hapjet që i mundësojnë aerodinamikë të fuqishme, si dhe dy gypa të mëdhenj për nxjerrjen e gazrave.

Por, nuk dihet se çfarë ka nën kapak, por se besohet që mund të prodhojë prej 450 deri në 500 kuajfuqi.

Në anën tjetër, vetëm supozohet se mund të prezantohet gjatë muajit që vjen, meqë ende nuk ka asgjë të konfirmuar.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test