Na ndiqni

Atletika

Vrapuesi nga Kenya fiton gjysmë maratonën

Nga: KosovaPress Më: 29 prill 2018 Në ora: 11:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Gjysmë-maratonën “Prishtina 2018”, e ka fituar vrapuesi nga Kenya, i cili në shtegun 21 kilometra, vrapoi në kohën prej 1 orë e 7 minuta. Gjithashtu, edhe dy vendet tjera, të para, i fituan atletët ndërkombëtar.

Shpërblimet këtë vit do të jenë më të mëdha, federata e Atletikës së Kosovës ka siguruar rreth 14 mijë euro si fond shpërblyes për garuesit të cilët përfundojnë në vendet e para.

Në këtë grarë ka marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Gara është bërë edhe më madhështore, kur pas vrapimit, një person i ka propozuar martesë një femrës.

Finishi i gjysmë-maratonës

Gjysmë-maratona “Prishtina 2018”, tanimë është drejt fundit.

Këshilli Organizues i gjysmë-maratonës gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka bërë të ditur se është gjithçka për këtë ngjarje.

Shpërblimet këtë vit do të jenë më të mëdha, federata e Atletikës së Kosovës ka siguruar rreth 14 mijë euro si fond shpërblyes për garuesit të cilët përfundojnë në vendet e para.

Po ashtu edhe Policia e Kosovës deklaroi se janë marrë të gjitha hapat që të jetë gjithçka në rregull për këtë ditë.

Pjesëmarrjen në këtë ngjarje sportive e ka konfirmuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj. 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test