Na ndiqni

Atletika

Halili, Arta, Banushi e Adnani, në kohë të vështira e të kërcënuar nga okupatori serb, para 23 viteve

Më: 10 prill 2018 Në ora: 17:29
Halil Sylejmani, Arta Kelmendi, Banush Daka e Adnan Demalija

Në fushë të Pajtimit të qytetit të Dardanës, në vitin 1995 u organizuan garat e Republikës së Kosovës në atletikë, ku ishin të përndjekur vazhdimisht nga okupatori serb. Edhe në kushte të vështira atletika zhvilloi veprimtarinë e saj, ku në foto shihet atletja e dëshmuar e asaj kohe, Arta Kelmendi, pastaj Halil Sylejmani, kryetar i Federatës Atletike të Kosovës, njeriu që dha shumë në kohën e okupimit dhe në kohën e pasluftës, punëtori i palodhshëm Banush Daka dhe Adnan Demalija.  Nuk ishte e lehtë organizimi i aktiviteteve të asaj kohe, por Sylejmani është krenar me gjithë problemet dhe kërcënimet e vazhdueshme nga regjimi i Serbisë, që ia dolën të mbajnë garat në mënyrën më të mirë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test