Na ndiqni

Atletika

Abuzoi me gjimnastet, 60 vite burg për mjekun amerikan

Nga: Super Sport Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 16:58
Larry Nassar

60 vite burg! Ky është vendimi i Gjykatës së Michiganit për Larry Nassar, 54-vjecarin që prej gati 3 dekadash ka qenë doktori i Federatës Amerikane të Gjimnastikës.

Tashmë ai nuk është më mjeku i kësaj federate, pas akuzave të ngrituara në drejtim të tij në vitin 2016 për pedofili ndaj dy pacienteve dhe 6 ish-gjimnasteve  amerikane të moshës nga 13-15 vjeç.

Ndaj Nassar rëndojnë tre akuza të rënda, ku për secilën ligji parashikon dënimin me 20 vite burg. Nassar u deklarua fajtor verën e vitit të kaluar.

Pas hetimeve të kryera nga një grup gazetarësh investigativë, një numër i konsiderueshëm vajzash dolën hapur duke denoncuar abuzimet seksuale të kryera nga ana e mjekut. Mbi 37 mijë foto më përmbajtje erotike u gjendën në kompjuterin e Nassar, me këtë të fundit që para trupit gjykes pranoi akuzat e ngritura dhe me lot në sy kërkoi falje për krimet e tij

Super Sport
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test