Na ndiqni

Atletika

Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron dy atletët shqiptarë, kampionë të Ballkanit

Nga: ATSH Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 09:17
Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka uruar atletët shqiptarë Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj të cilët fituan medalje ari dhe u shpallën kampionë të Ballkanit gjatë Lojërave Ndërkombëtare të Sallave të Mbyllura një ditë më parë në  Stamboll të Turqisë.

Në një postim në faqen e saj, ambada e SHBA-së në Tiranë, shprehet se: “Urime atletëve shqiptarë Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj të cilët fituan medalje ari dhe u shpallën kampionë ballkani gjatë Lojërave Ndërkombëtare të Sallave të Mbyllura që u mbajtën dje në Stamboll të Turqisë”.

“Gega fitoi në garën e 3000 metërshit ndërsa Smajlaj në kërcim së larti”, shprehet ambasada SHBA-së në Tiranë, duke postuar dhe foton e dy sportistëve.

ATSH
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test