Na ndiqni

Art

Piktorë pa atelie!

Nga: Rel Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 10:35
Bajram e Fahrije Mehmeti

Në fshatin Lepinë afër Komunës së Lipjanit jeton një familje 7 anëtarëshe rome. Vëlla e motër, ndonëse nuk kanë të përfunduar shkollën e artit, ata tashmë kanë mbi 200 piktura, të cilat i kanë punuar vetë.

Janë këta Bajram e Fahrije Mehmeti, të cilët në kushte mjaft të vështira ekonomike, megjithatë, kanë arritur që pasionin e tyre për pikturën mos ta shuajnë. Ndonëse shtëpia e tyre ka vetëm dy dhoma për të 7 anëtarët e familjes, ata e shfrytëzojnë për të fjetur, të ushqehen dhe jetojnë, si dhe e kanë improvizuar si atelie, për të pikturuar.

Bajram është 37 vjeçar. Ai thotë se përmes artit përpiqet që të pasqyrojë kulturën rome. Pothuajse të gjitha pikturat e tij kanë lidhshmëri me jetën e komunitetit rom në Kosovë.

“Kryesisht pikturoj jetën e romëve, e paraqes kulturën rome dhe doket tona. Gjithashtu më pëlqen të pikturoj natyrën, peizazhet dhe portretet”.

“Mund të them se punojmë me material i cili është lehtësisht i qasshëm për ne, për shkak se nuk kemi kushte të punojmë. Punojmë me teknikën e temperit, në letër. Kam dëshirë të punoj në pëlhurë, por për shkak të materialit që nuk e kemi, sepse nuk kemi kushte të mjaftueshme, punojmë me ato që kemi. Pra, unë dhe motra ime Fahrija, punojmë në letër dhe në këtë mënyrë prezantojmë kulturën dhe jetën tonë, përmes kësaj teknike”, tha Bajrami.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test