Na ndiqni

Art

Mbahet në Paris eventi më i rëndësishëm ndërkombëtar i fotografisë

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 06:25
Paris

Në Paris do të zhvillohet “Paris Photo 2018”, eventi më i rëndësishëm ndërkombëtar dedikuar fotografisë. Nga data 8 deri në 11 Nëntor, “Grand Palais Paris” do të mirëpresë edicionin e 22 të shfaqjes së madhe, ku do të marrin pjesë 166 galeri nga e gjithë bota dhe 31 editorë ndërkombëtarë.

Edhe këtë vit nuk do të mungojnë emrat e mëdhenj të fotografisë ndërkombëtare bashkëkohore, të ftuar nga galeritë e pranishme në hapësirën mondane të Grand Palais.

Ndër artistët e spikatur do jenë Ugo Mulas, italian i prezantuar nga galeria Rumma e Milanos, fotografi anglez Richard Mosse, përfaqësues i galerisë Carlier Gebauer të Berlinit, dhe gjermani Axel Hutte, i propozuar nga galeria Nikolaus Ruzicska e Salisburgut.

“Paris Photo 2018” do të paraqitet gjithashtu si një rast i mirë për të vizituar vende klasike të fotografisë pariziene, siç është përshembull “La Maison Europeene de la Photographie”.

Mes të rejave të këtij edicioni, do të jetë seksioni “Kuriozitet”, i kuruar nga shkrimtarja Martha Kirszenbaum, e cila do t’i prezantojë publikut një përmbledhje imazhesh erotike, që reflektojnë temat mbi marrëdhëniet e pushtetit, të dominimit dhe çështjeve që kanë të bëjnë me natyrën e këtij lloji.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test