Na ndiqni

Art

Çifti i artistëve Leonid Palushaj dhe Emina Krasniqi-Palushaj, prezantojnë në ekspozitën e tyre të përbashkët “Kurrë s’kanë me u rritë”

Nga: Lekë Mrijaj Më: 13 shtator 2018 Në ora: 15:38
Foto nga ekspozita

Mbrëmë vonë në Galerin Kombëtare të Kosovës, në Prishtinë në ora 19:00 u hap ekspozita “Kurrë s’kanë me u rritë”. Ekspozitë e perbashkët e (çiftit të ri martesor) Leonid Palushaj e Emina Krasniqi-Palushaj. Të pranishëm në këtë aktivitet artistik e kulturor pos miqëve e dashamirëve të artit nga mbarë trojët shqiptare ishin edhe diplomatë të tjerë vendor e nderkombëtar të cilët vertetë e madheshtuan edhe më tepër këtë eveniment të bukur kulturor artistik.  Ekspozita që në fillim nisi para dyerve të Galerisë së Artëve në Prishtinë me një performancë të këndshme për pjesmarrësit të këtij evenimenti ku të dy artistët tashmë të mirënjohur Leonid Palushaj e Emina Krasniqi-Palushaj (Leo e Mina) të cilët permes zyrtarit komunal të ofiqarisë komunale të Prishtinës dhe në prani të shumë pjesmarrësve shpallën zyrtarisht  kurorëzimin e tyre ligjor ndaj edhe me këtë performancë të bukur çifti i ri martesor menjiherë e shpalli të hapur eksopzitën e titulluar“Kurrë s’kanë me u rritë”.

Ekspozita “Kurrë s’kanë me u rritë”, paraqet një lexim alternativ të objekteve, figurave, simboleve dhe materialeve të ndryshme të tjera pamore duke e shëndërruar sallën e Galerisë Kombëtare të Arteve në Prishtinë në një hapësirë ku publiku apo adhuruesit e artit të vendosin në jetë veprat e prezentuara ashtu sipas shijës e imagjinatës së tyre individuale. Pikërishtë në këtë ekspozitë nusja dhe dhëndërri ( çifti i kurorëzuar Leo e Mina) dolën nga kornizat e pikturës permes performancës dhe instalacionit gjë që në sallat e Galerisë Kombëtare na treguan kurorëzimin e punës dhe bashkjetesës së tyre shumëvjeçare, krijimin e ‘”pajës” si deshmi të rrugëtimit të tyre drejt avancimit socio-kulturor të masës së gjërë. Me këtë rast kemi të bëjmë me dy artista piktorë të cilët “hala luajnë me ngjyra”, “hala” trajtojnë të të njëjtën formë artistike, portrete nusesh (Mina) dhe këmbë e duar duke ecur (Leo). “Leo e Mina nuk do të rritën kurrë” ata permes imagjinatës-artit të tyre të paraqitur do të kontribojnë në rritjën e kulturës dhe zvoglimit të injorancës. Pikturat e tyre janë si rezultat i një punë të frytëshme dhe palodhshme të tyre, kur merret parasysh fakti se puna me ngjyra nuk është edhe aq e lehtë gjë që dhomat e  Galerisë ishin të stërmbushura me punimet e tyre artsitike me pikturat të ndryshme abstrakte, ekspresive, reale, impresive, grafike etj.

Projekti i tyre artistik i prezentuar mbrëmë në orët e vona në Galerinë Kombëtare ka një përmbledhje të punës dhe studimeve disa vjeçare, permbledhje të vendosura me kujdes dhe siguri në pelhura të reja, pelhura të cilat me shumë veshtirësi mund ta kuptojnë pse peshojn kaq shumë, dhe mezi e mbajnë zërin i cili del natyrshëm dhe thërret njerëzit për emancipim e komunikim me vetvetën, dhe kapercim të pengesave të tashme të vjetruara e të papermirsueshme.

Leonid Palushaj-Leo, ka të kryer shkollën fillore në Klinë ndërsa të mesmen e arteve në “Odhise Paskal” në Pejë. Studimet e para Universitare dhe ato Pasuniversitare i kreu Akademinë e Arteve në Prishtinë. Ka marrë pjesë në më së 19 ekspozita personale dhe mbi 70 të tjera kolektive perfshirë në: Prishtinë, Rahovec, Gjermani, Pejë, Gjilan, Ulqin, Itali, Shqipëri etj.

Ndersa Ermina Krasniqi-Palushaj-Mina, ka diplomuar në Akademinë e Arteve në Prishtinë dhe ka arritur me shumë sukses ti ekspozoj punimet e saja artistike në Kosovë, Shqipëri e Galeri të ndryshme botërore, në mbi 15 vënde botërore në: Gjermani, Itali, Kosovë dhe Mal të Zi dhe në mbi 50 vëne të tjera ka bërë prezentime të perbashkëta kolektive.

Për të pranishmit të këtij evenimenti u dha një koktel rasti.

Që të dy piktorët jetojn dhe veprojn në Prishtinë.

Ekspozita pamore e tyre artistike në fjalë në Galerin Kombëtare në Prishtinë do të jetë e hapur deri me: 1 tetor 2018.

Image
Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test