Na ndiqni

Art

Rugova: Prishtina brenda vitit bëhet me Muzeun “Ibrahim Kodra”

Nga: Mediat Shqiptare Më: 22 prill 2018 Në ora: 12:27

Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se Prishtina brenda këtij viti do të bëhet me Muzeun që do të mbajë emrin e artistit të njohur Ibrahim Kodra.

“Është kënaqësi që sot në 100 vjetorin e lindjes së mjeshtrit të artit Ibrahim Kodra, mund të jap njoftimin në emër të Komunës së Prishtinës se brenda vitit do ta kemi të gatshëm Muzeun Ibrahim Kodra në Prishtinë”, ka shkruar Rugova.

“Brenda javëve e nënshkruajmë marrëveshjen për nisjen e punimeve të Muzeut Ibrahim Kodra në Prishtinë. Tashmë jemi dakorduar me planin edhe me Fondacionin Kodra në Lugano, për bartjen e koleksionit të tyre në ekspozim permanent në Prishtinë”, ka thënë ai.

Ibrahim Kodra (1918-2006) është ndër piktorët më të njohur shqiptar të viteve 50, 60 dhe 70. Kubist dhe post-kubist që ka ekspozuar edhe me Picasson në Paris.

Image
Në foto piktura me titull "Konformistët", vaj në pëlhurë, 50 x 60 cm, 1968
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test