Na ndiqni

Art

Së shpejti libri biografik për Kendrick Lamar

Nga: Koha Më: 25 mars 2018 Në ora: 19:43
Kendrick Lamar

Jeta e reperit të mirënjohur amerikan Kendrick Lamar është duke u shkruar në një libër, raporton NME.

Biografia do të shfaqë rrugëtimin e jetës së Kendrick Lamar në një prej yjeve më të mëdhenj të rep muzikës, transmeton Koha.net.

Marcus J. Moore, redaktor në “Bandcamp and Pitchfork” ka konfirmuar përmes një postimi në Twitter se është duke e shkruar librin.

“Disa lajme të mëdha kam për të ndarë. Kam nënshkruar me Touchstone Books për të shkruar biografinë kulturore të Kendrick Lamar. Libri im ‘The Butterfly Effect: How Kendrick Lamar Ignited the Soul of Black America (Efekti Flutur: Si Kendrick Lamar ndezi shpirtin e Amerikës së Zezë)’, do të detajojë ngritjen e tij në një yll repi”, ka shkruar ai.

Koha
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test