Na ndiqni

Art

Vdes Philip Kerr, romancieri i njohur i zhanrit policesk

Nga: ATSH Më: 24 mars 2018 Në ora: 16:38
Shkrimtari skocez Philip Kerr

Shkrimtari skocez Philip Kerr, i njohur për romanet e tij historiko-policorë, vdiq në moshën 62 vjeçare, njoftoi botuesi i tij, “Quercus Books”.

“Jemi thellësisht të trishtuar që humbëm Philip Kerr, një njeri i mrekullueshëm dhe një autor i madh”, njoftoi “Quercus Books” në “Twitter”, pa dhënë detaje mbi rrethanat e vdekjes.

“U prehsh në paqe, i dashuri im Philip Kerr. Krijuesi i të mrekullueshmit Bernie Gunther. Shkrimtar gjenial, baba dhe bashkëshort i dashur”, shkruan në “Twitter” bashkëshortja e tij Jane Thynne, gjithashtu romanciere.

I njohur për romanet e tij policorë, Philip Kerr ishte autori i serisë Bernie Gunther, ku flet për një detektiv privat në Berlinin e viteve ’30.

ATSH
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test