Na ndiqni

Art

Adem Jashari nëpërmjet 200 mijë plumbave

Nga: KosovaPress Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 13:24
Gjate punimit te muzaikut

Për nder të 20-vjetorit të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Prezak do të vendoset një muzaik i vecantë, është ky portreti i Ademit, i punuar me rreth 200 mijë gëzhoja fishekësh. E ideatori me këtë vepër synon të thejë rekordin e Guinness-it.

Tash e sa vite, 27-vjeçari nga fshati Nekovc i komunës së Drenasit, Besart Gashi, merret me një art të veçantë, ku përdorë teknika të ndryshme në formimin e portreteve e figurave artistike.

Fillimisht, artisti në fjalë, ka bërë punime nga druri, më të cilat është i njohur deri tani, por vitin e kaluar ka ndërtuar një mozaik mjaft të veçantë, me materialin e rrallë, gëzhojat e plumbave.

Ashtu sikur punimet e tjera, mozaiku i tij ka përmbajtje nacionale, zakonisht ka gëdhendur e skalitur, fytyrat e heronjve kosovarë, për ta vazhduar traditën e tij me figurën e Adem Jasharit, komandantit legjendar, të cilin vitin e kaluar e krijoi me anë të  5 mijë gëzhojave, për ta shumëfishuar atë sivjet me 200 mijë gëzhoja plumbash.

Besarti me këtë krijim synon që të njihet edhe jashtë Kosovës, e synimi i tij shkon deri tek libri i famshëm Guinness, në të cilin pritet që ky i fundit të thyejë rekordin me mozaikun që e ka formatin 5x5, ose 25 metra katror.

Gashi: Është i vetmi në botë me këto përmasa të mëdha

“Punoj një lloj të artit të veçantë siç po shihet edhe këtu mozaiku. Për nder të 20-vjetorit të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kam marrë iniciativë vullnetarisht, ta punojë një mozaik më përmasa të mëdha dhe shumë të veçanta në botë, i punuar me gëzhoja të plumbave, që ka kuptim të plotë, ka kuptim domëthënës. Mozaiku është 5 metra me 5, domethënë 25 metra katror. Deri tash sipas hulumtimeve të mia në internet, është i vetmi në botë me këto përmasa të mëdha”, tha ai.

KosovaPress
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test