Na ndiqni

Art

Ministri Gashi premton edhe 2 milionë euro për Qendrën Historike

Nga: klankosova Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 17:20
Ministri i kultures,rinise dhe sportit ka premtuar 2 mije euro per Qendren Historike

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Z. Kujtim Gashi sot gjatë ditës ka vizituar qytetin e Prizrenit me ç’rast ka përuruar disa prej projekteve të cilat janë përfunduar dhe po realizohen nga ana e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në kuadër të zbatimit të aktiviteteve  restauruese – konservuese për vitin 2017.

Ministri Gashi gjatë vizitës së projektit të realizuar në shtëpinë e familjes Pomaku theksoi se ndihet i lumtur që falë përkushtimit të institucioneve shtetërore, në këtë rast Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, e cila gjatë këtij viti ka filluar me ndërmarrjen e masave të riparimit në ndërtesat-monumentet arkitekturale të rrezikuara, në zonën historike të Prizrenit  dhe objektet tjera që gjendën në Listën e Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përkohshme, tani më gjendja e aseteve të trashëgimisë kulturore po ndryshon për të mirë, njofton Klan Kosova.

Familjarët e familjes Pomaku, u shprehën të kënaqur me mbështetjen e treguar nga ana e institucioneve shtetërore duke potencuar faktin se edhe ata do mbesin të përkushtuar si qytetarë në ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore që ka qyteti i Prizrenit.

klankosova
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test