Na ndiqni

Analiza

Rasti Almiri: Ku mbet "beteja" e deputetëve shqiptar për përgjegjësi dhe shkarkimin e kryeprokurorit Jovevski!?

Më: 7 maj 2018 Në ora: 12:34
Pamje nga protesta

Pas rikualifikimit të lëndës së vrasësit të Almirit të vogël, nga vrasje në tentim vrasje dhe pas dënimit minimal e qesharak që i dha drejtësia në Republikën e Maqedonisë, u mobliziuan shumë qytetarë nëpërmjet sektorit civil për të kërkuar përgjegjësi dhe shkarkimin e prokurorëve të cilët e lejuan rikualifikimin e lëndës e me theks të veçantë u kërkuar shkarkimi i kryeprokurorit Lubomir Jovevski, shkruan Zhurnal.

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë Shqiptarë në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani, është fatkeqësi e madhe që shqiptarët u besojnë premtimeve të atyre që as fjalën besë nuk e kanë në fjalorin e vetë. 

"Është fatkeqësi e madhe që shqiptarët u besojnë premtimeve të atyre që as fjalën besë nuk e kanë në fjalorin e vetë. Zoti Zaev dha dhjetera premtime por nga ana tjetër falë këtyre premtimeve ai u mori shqiptarëve 40-50 mijë vota. Si u bë që në të gjitha ato procese, bazuar në bisedat e pergjuara, të cilët në fund do të dalin se janë një farsë, pasi Idrizovën, për një periudhë disavjeçare nuk da t'a shijojë asnjëri nga të akuzuarit. Rastin e Almirit, Kumanovës, Burhanedin Nuhiu, Ajeti, Rexhaili dhe disa dhjetera të burgosur me burg të përjetshëm dhe 40 vjet, do t'i zgjidhë vetëm rruga, atëherë kur në rrugë do të dalin 20-30 mijë protestues, të cilët do të ngujohen para Parlamentit duke i parashtruar kërkesat e veta", thotë për Zhurnal, Shpëtim Pollozhani, kryetar i Shoqatës së të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë Shqiptarë në Maqedoni.

Sipas tij, derisa nuk paditen edhe krim-politikanë shqiptarë, do të ndodhi ajo populloreja "prit gomar sa të bije bar". 

"Prokurori aktual, Jovevski (ishte gjykatës në  "aferën e armëve" e cila ishte konstruksion i Qeverisë Cërvenkovski LSDM) u votua nga partia shqiptare në pushtet, dhe është e qartë se aty ka një marrëveshje që ai të mos i prekë ata. Vetëm rruga e zgjedh këtë situatë. Politikanët e kanë humbur besimin tek elektorati. Pushteti duhet të futet në sarmë (kapje e mundësve-pelivanëve) që të detyrohet t'i zgjidh konstrukcionet e veta", thekson Pollozhani.

Nga ana tjetër, Visar Vishka nga Iniciativa Qytetare "drejtësi për Almirin" thotë se jemi në konsultime e sipër me avokatë të njohur se si ti përpilojmë aktakuzat dhe cila është mënyra më e drejtë dhe e shpejtë që të nxiren para drejtësisë nga prokurorja deri te instancat më të larta.

"Jemi në konsultime e sipër me avokatë të njohur se si ti përpilojmë aktakuzat dhe cila është mënyra me e drejtë dhe e shpejtë që të nxiren para drejtësisë nga prokurorja deri te instancat më të larta të pushtetit gjyqësor dhe politik që bënë çmos të mbrojnë prokuroren në shkeljen e procedurave dhe ligjit. Në ndërkohë kërkojmë mënyrën më të thjeshtë dhe transparente për gjetjen e fondeve që këtë punë ta çojmë deri në fund, deri në sjelljen e akuzave kundër të involvuarve dhe kthim të lëndës prej fillimi. Jemi në luftë me një sistem të korruptuar deri në koskë ku s'kemi mbështetje as nga reformatorët. Por përkundrazi, i kemi në anën e gjyqësisë svarovski", thotë për Zhurnal, Visar Vishka nga niciati9va Qytetare "Drejtësi për Almirin".

Përndryshe më 21 mars të këtij viti, mija qytetarë u tubuan para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për të kërkuar përgjegjësi dhe drejtësi për Almirin e Vogël. Qytetarët ashpër dhe masovikisht kundërshtuan rikualifikimin e kësaj lëndë dhe kërkuan shkarkimin e kryeprokurorit  Jovevski dhe të gjithë prokurorëve dhe gjykatësve të përfshirë në rastin e Almirit.

Ndërkaq, edhe deputetët shqiptarë pas kësaj proteste kërkuan dorëheqjen nga kryeprokurori Jovevski, po qe nga ajo ditë e këndëj ata janë të heshtur. Thuaj se në paraqitetjet e tyre e harruan fare këtë zotim të tyre. Nga ana tjetër, grupi parlamentar i BDI-së patë paralajmruar formimin e komisionit anketues për rastin e Almirit, por edhe nga kjo inicativë nuk doli gjë, pasi që edhe sot e kësaj dite nuk kemi asnjë "marifet" nga ky komision.  

Ndërsa nga Inicativa Qytetare "Drejtësi për Almirin" për këtë inicativë tanë se nuk është garancë për epilog të drejtë të rastit, përkundrazi i njëjti vetëm do të zvarris zbardhjen e të vërtetës e me këtë do të pengojë drejtësinë. 

Përndryshe, Komision i ngjashëm u formua edhe për rastin “Sopoti”, drejtësinë e vonuar për të cilin nuk e sollën as Komisioni në fjalë e as Prokuroria dhe gjyqësia e rregullt, por Prokuroria Publike Speciale”, thonë më tej nga kjo inicitivë.

Zhurnal
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test