Na ndiqni

Amerika

Respekt për Gratë e Persekutuara Politike

Nga: Moza Boletini Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 13:28
Respekt për Gratë e Persekutuara Politike

Me shumë gra e vajza shqiptare që kanë përjetuar persekucion politik në Shqipëri nga rregjimi komunist, jam njohur nëpër protesta në rrëzimin e bustit të diktatorit hoxha dhe atij rregjimi makabër që izoloi vendin për afro gjysëm shekulli nga bota, si dhe pranë Shoqatës së Gruas ish të persekutuar politike kur Kryetare ishte ish e burgosura politike Lili Mitrovica. Jemi takuar përsëri edhe këtu në SHBA, e sëbashku kemi realizuar veprimtari e tema me përmbajtje demokratike e paqësore në mbështetje të kësaj shtrese e të drejtat e gruas dhe fëmijëve në tërësi.

Me rastin e Ditës së Falenderimeve, si Organizatë e Gruas "Hope & Peace" shkëmbyem takime mes anëtareve tona, një prej tyre ishte vizita tek shtëpia e ish të internuarës politike Suzana Matja, nismës tonë ju bashkua edhe Konsullja e Republikës së Shqipërisë Zj. Najada Alliu Sojli.  

Image
Dolora Bushati

Nga biseda me Dolora Bushatin, e cila ka lindur e rritur nëpër kampet e përqëndrimit politik shqiptar mësuam se e ëma Suzana Matja ishte rrëzuar, kishte pësuar frakturë në njërën këmbë. Me inxhinieren elektronike nga Prishtina në New York, Zj. Kimete Haxhaj i shkojmë një vizitë. Në shenjë respekti e konsiderate për këtë shtresë, e pranishme ishte edhe Konsullja e Shqipërisë Zj. Najada Alliu Sojli, e clia edhe ajo në familjen e saj dhe të të shoqit të ndjerë Besnik Alliu ka patur persekucion politik. 

Në banesë na priti Suzana, e bija Dolora dhe e vjehra e Dolës, Zj. Flora Selfo. Edhe Zj. Selfo rrjedh nga një familje patriotësh e intelektualësh të njohur të kombit tonë dhe ka përjetuar një persekucion të thellë politik në Shqipëri, të shoqin ja arrestuan dhe dënuan si armik i popullit, një xhaxha ja vranë komunistët dhe një xhaxha tjetër ja burgosën. Nuk mjaftoi me kaq, por diktatura e kuqe i mori gjithë pasurinë e vënë me mund si familje duke ja konfiskuar.

Suzana e Dolora rezervuan një pritje të ngrohtë e tepër të veçantë për ne. Dolora në SHBA ka kryer universitetin dhe masterin me rezultate të shkëqyera, punon si profesore në dy universitete në New York. Folëm për shëndetin, jetën sot e në të shkuarën, për veprimtaritë tona sociale, librat e letërsinë. Me Suzanën, Dolorën dhe motrën e Suzanës, Lilin e cila u nda nga jeta pak kohë më parë ruaj mjaft kujtime të mira të jetës time. E kujtoj me dhimbje miken time Lilin, motrën e dashur të Suzanës dhe tezen e mrekullueshme të Dolorës, që kurrë nuk e heqin nga goja aq femër pozitive ishte. Në Tiranë pas çdo aktiviteti me gratë e persekutuara politike, pinim edhe ndonjë kafe pranë Selisë së Shqatës së Ish të Persekutuarve Politikë. 

Image
I ati Suzana Matjas Sait Matja

Për motive politike në vitin 1967 Suzanën me gjithë familje i internojnë nëpër fshatrat e Vlorës. Me gjithë dhimbjen në zemër, Suzi i donte shumë lulet, me vete në internim arriti të marë edhe një vazo të vogël të lule borës, e mbolli edhe atje rrëzë kasolles prej balte. Lulja rritej për ditë me hallet e familjes së lodhur e munduar nga jeta e vështirë. Edhe në Amerikë solli një degë të saj, e kishte vendosur në krye të dhomës, petalet e gjethet i vezëllonin çdo ditë e më bukur. 

Vërtetë, apartamentin ku banon Suzi në New York, e ka mbushur me lule të bukura e të shumë llojshme. Na prekën historitë e jetës plot vuajtje në internim që na tregoi Suzi, por edhe u gëzuam që u pamë. Eh, jeta është e tillë, thurrur me trishtim e gëzim njëherësh, kur njeriu përplaset me dallgët e papritura të saj, pasi më të rëndat janë ato që kaloi populli ynë gjatë atij rregjimi që masakroi e shkatërroi jetën e një pjesë të mirë të shoqërisë shqiptare, të cilët akoma nuk e kanë marë veten akoma nga ato plagë të mëdha.

Përveç një pastërtie shembullore që mban Suzi në banesën e saj, kohën e kalonte edhe në punime me grep e shtiza, punime tepër të bukura që ti tërhiqte syri si në tavolinë, perde, shalle. Suzi ka kaluar një jetë shumë të mundimshme e të vështirë në fëmijërinë e rininë e saj. Në vitin 1945 diktatura komuniste i pushkaton të atin Sait Matja. Saiti i ndjerë ishte i biri i Rexhep Matjas, avokatit të pallatit mbretëror, deputet i parlamentit shqiptar dhe firmëtar i Kushtetutës së Shqipërisë së vitit 1920. Po kush pyeste për të gjithë këto tituj, përkundrazi nëse ishe dikushi, njeri i ditur, i shkolluar, e vije nga familje patriotësh, intelektualësh e politikanësh me Zë, e mos bindjesh politike me vijën e egër komuniste të hoxhës, xhelozia e injorantëve të asaj periudhe të vriste, pushkatonte apo internonte.

Duke folur për data, ngjarje të ndryshme koha kaloi pa u kuptuar, por u ndamë me Suzin, Dolorën, e Florën me mbresa të bukura për tu parë përsëri.    

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test