Na ndiqni

Amerika

“Dita e Falënderimeve”, një festë e veçantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Beqir Sina - New York Nga Beqir Sina - New York Më 22 nëntor 2018 Në ora: 16:47
“Dita e Falënderimeve”

NEW YORK NY : Dita e Falenderimeve që festohet të enjten e katërt të nëntorit, është një nga festa me më shumë udhëtime të vitit. Darka, e bukur dhe e gezueshme festive ka në qendër te saj patjeter Gjelin e detit, te mbushur me pershesh - crown bread, patatet e ziera me qumesht, vez dhe pak miell, misra te zier, arra dhe garintura te tjera, duke i shoqeruar ato me nje ëmbëlsirë me kunguj te verdhe.

Dita e Falënderimt - Thanksgiving, është një dite si kjo e mrekullueshme për t'u mbledhur me familjen dhe miqtë dhe për të reflektuar mbi bekimet e vitit të kaluar.

Shumë prej amerikanve ne kete dite përjetojnë shpresë dhe besim të përtërirë gjatë festës së Falënderimeve sepse hedhin sytë mbi atë që është më e rëndësishmja.

Ne nje thënje profetike thuhet se : “Po sikur të kalonim kohë çdo ditë në falenderim dhe lutje? Si mundet Perëndia të na rritë besimin tonë, dhe besimi ynë në Perendi, nëse jetojmë një jetë Falënderimi në të gjitha stinët dhe jo vetëm në kohën e Falenderimeve? Kur zemra jonë është e mbushur me mirënjohje, ka pak vend për t'u shqetësuar ose për t'u ankuar”.

Ne do të dëshironim të inkurajojmë dhe t'ju ndihmojmë gjatë rrugës drejt shpresës dhe gëzimit më të madh! thotë Bibla, duke shtuar se Falënderimi! që mund të përdorni, nuk duhet të jet në shpirtin tonë vetëm për ditën e Falenderimeve, por për cdo ditë gjatë gjithë vitit.

“Filloni të jetoni nga premtimet e Perëndisë se Jezusi erdhi "që ata të mund të kenë jetë dhe ta kenë të plotë." Gjoni 10:10.

Një Lutje Falënderuese per te gjithe ne kete dite:

"I dashur Zot, i gjithe misherueshem Faleminderit! për fuqinë dhe punën tuaj të mahnitshme në jetën tonë, Faleminderit për mirësinë tuaj dhe për bekimet tuaja mbi ne! Faleminderit për dashurinë dhe kujdesin tuaj të madh! Faleminderit! për sakrificën tuaj në mënyrë që të kemi liri dhe jetë! Na falni kur ne nuk ju falënderojmë mjaftueshëm, sepse kush jeni Ju, për gjithçka që bëni, për të gjitha ato që i keni dhënë, na ndihmoni që t'ia kthejmë sytë dhe zemrat tona tek Ju! Ne me dashuri dhe Ju me lutje për ne, që kemi nevojë për Ju, sot dhe çdo ditë, ju Falënderojmë dhe Falënderojmë, sepse vetëm Ju jeni të denjë në emrin e Jezuit, Amen! ".

Shtetet e Bashkuara, thuhet se e shënuan zyrtarisht këtë festë në vitin 1863 megjithëse, festa besohet të jetë festuar për herë të parë në vitin 1621 dhe ndoshta jo kaq e organizuar ajo mund te jet festuar edhe me heret, thone historianet.

Metropoli i botes qyteti i Nju Jorkut, këtë fest e kremton në mënyrë spektakolare, ashtu si e ka traditën e saj ky qytet për shënimin e festave të mëdha në Amerikë.

Njujorkezët, së bashku me mysafirët e shumtë që janë qindramijera turistë të huaj dhe amerikanë, përveç darkës tradicionale, të rezervuar nëpër lokalet e qytetit,  e kalojnë këtë ditë edhe duke ndjekur aktivitete të ndryshme, siç është edhe parada vjetore e Ditës së Falenderimeve në Nju Jork, e sponsorizuar nga super kompania Macy’s, qendra më e madhe tregtare në botë, me baze ne Nju Jork.

Amerikanët festojnë sot Ditën e Falenderimeve me atë lutjen e sipër cituar, ku të gjithë anetarët e familjes ngrihen në këmbë dhe “pëshpërisin” me zë nji Faleminderim të madh për Zotin - që ua ka dhuruar gjithë këto të mira, jetësore në familjet e tyre. Darka  familjare, me Gjelin e Detit në krye të tryezave te mbushura përplot me ushqime të gatuara posaqërisht për këtë festë, me blerje peshqeshesh  dhe aktivitete të tjera.

 Dita e Falenderimeve festohet çdo vit të enjten e fundit të nëntorit.

Në prag të festës, Presidenti i SHBA lë Shtëpinë e Bardhë, dhe së bashku me familjen e tij vizitojnë ndonjë qendër të Uashingtonit që siguron ushqime, veshje dhe shërbime të tjera falas për të varfërit. Po  këtë ditë Presidenti i SHBA, merr pjesë në ceremoninë tradicionale të faljes së një Gjeli deti ne Shtepine e Bardhe, perpara kabinetit te tij dhe mysafirve. Mbasi si dihet Gjeli i detit është ushqimi tradicional që përdoret në drekat e bollshme të festës së Falenderimeve në Shtetet e Bashkuara, dhe eshte nje shenje dalluese e kesaj feste.

Në Shtetet e Bashkuara, është Dita e Falenderimeve, eshte një festë e veçantë amerikane që i ka fillesat në periudhën e hershme të kolonive britanike. Një nga mënyrat se si amerikanët e festojnë këtë ditë është edhe ajo nëpërmjet paradave te zhvilluara ne qendrat e banuara, rruget e sheshet e qyteteve amerikane.

Në këtë ditë të ftohtë, një paradë e Ditës së Falenderimeve, thuhet se dëshmon respektin dhe dashurinë që kan amerikanët për një ditë si kjo e cila thirret "Thanksgiving". Kjo ditë është një mundësi që të tregojnë edhe gëzimin e madh dhe shijonë muzikën e bukur te luajtur nga bandat muzikore të departamentve të ndryshme shtetrore, ku si gjithmon atyre u prijne formacionet me uniforma te policisës, zjarrëfikësve, ushtrisë amerikane,  shkollave,  atletëtve dhe kuadrateve te tjera te gjitha me veshje tradicionale dhe egzekutimin e veprimeve akrobatike përgjat parakalimit të tyre në rrugët e sheshet e qyteteve amerikane.

Kështu, parada e ashtuquajtur "Thanksgiving Parade” , krijon gjithashtu në cdo rrugë dhe shesh të qyteteve të mëdha e të vogla amerikane një atmosfer të bukur festive, edhe është po ashtu një mundësi e rrallë për të parë njerëz të veshur si kllounë që marshojnë përkrah biznesmenëve të veshur me kostum, dhe ballona gjigande të Gjelit të Detiti, dhe figurave të tjera të përzgjedhur për të parakaluar në këtë paradë, qe me se shumti gezojne femijet qe dalin ne rruge per te festuar me prinderit e tyre.

Parada e Ditës së Falenderimeve, është një traditë prej vitesh tashmë ketu ne Shtetet e Bashkuara. Ajo ka filluar si një ngjarje e vogël në komunitetet amerikane, dhe është rritur me shume ketu ne Nju Jork, së bashku me qytetin e metropolt te botes, sheshin me te madh ne qender te Nju jorkut, aty ku per cdo vit  mbahet edhe parada më e madhe në SHBA, paradë të cilën për dekada të tëra e ka një nga kompani më të mirënjohura, tregtare - super marketi më i madh në botë Macy’s.

Në këtë ditë, njerëzit e të gjitha besimeve, përveç se shkëmbejnë falënderime, gjithashtu ndihmojnë edhe ata që nuk kanë mundësi për të festuar.

Por jehona e festës amerikane tashme shkon edhe përtej kufijve, edhe pertej oqeanit. Deri në Kosove, Irakun, Afganistanin dhe bazat amerikane ne Azine e largët, ku ushtarëve amerikanë, Pentagoni  iu ofrone te gjithe ushtarve qe sherbejne ne uniformen amerikane, një drekë te shijshme dhe te bollshme me ushqime, pra një ditë dhe drek ndryshe, larg luftimeve dhe ndryshe prej drekave te perditeshme ne sherbim dhe shijim.

Ushtarët amerikanë nga misioni i udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë (KFOR), jane ata qe marrin pjesë në një dreken tradicionale të Falenderimeve, edhe kete të enjte.

Trupat amerikane ne Kosove, thuhet se shërbehen nga eprorët e tyre në bazën ushtarake amerikane, Camp Bondsteel, pranë fshatit Soje - Komuna e Ferizajt, nga qe ky eshtë Falënderimi për qindra ushtarë amerikanë që shërbejnë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Ndër të tjera, kjo festë për amerikanët është një reflektim i optimizmit të tyre, pasi janë të vetëdijshëm se jetojnë në një vend me shumë bekime.

Dita e Falenderimeve, qe i ka fillesat në vitin 1621, kur kolonët e hershëm amerikanë në shtetin e Masaçusets, u organizua si një festë falenderimi për korrjet e mira, thone studiuesit dhe historianet .

“Dita e Falenderimeve, është një rast i vecantë për t’ju Faleminderuar Zotit! të gjithë ne dhe  për të ndarë të mirat me njëri-tjetrin e lutur Zotit! që të na jap sa më shumë të mira vitin tjetër e ne te ardhmen tone- Ushqim, gëzim, lumturi, të qeshura, dhe kalimin e kohës së bashku me familjen, tone te dashur,  janë nga ato momente që nuk i shijojmë shumë nga këto gjëra gjatë gjithë vitit.”

Dita e Falenderimeve! shënon edhe fillimin e stinës së festave në SHBA, Krishtlindje dhe Vitin e Ri, ajo është një ditë me rrënjë të thella në traditën amerikane, gjatë së cilës lihet mënjanë politika dhe festohet për shpirtin e vërtetë amerikan : “Një Falenderim i përbashkët për Perendinë dhe mirënjohjen për bekimet e marra”

Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test