Na ndiqni

Amerika

Thesari i Qarkut në Çikago përgëzon shqiptarët për Ditën e pavarësisë së Shqipërisë

Nga: Skënder Karaçica Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 17:47
Pappas organizoi pritje për shoqatat shqiptaro-amerikane

Në Çikago në një manifestim rasti në lokalet e Thesarit të Qarkut, Mario Pappas organizoi pritje për shoqatat shqiptaro-amerikane dhe me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë i përgëzoi për festën kombëtare të kombit shqiptar në Ballkan.

Mario Pappas tash sa vjet ka zhvilluar bashkëpunim me shqiptaro-amerikanët dhe përmes institucionit Thesari i Qarkut në Çikago ka afruar përkrahjen dhe informimin e duhur për bisneset dhe afaristët tjerë shqiptarë në këtë qytet milionësh dhe shumë dinamikë në lëvizjen e trendëve të reja në fushën e bisnesit për shqiptaro-amerikanë dhe pagesa e tatimit sipas ligjeve të shtetit amerikan, kështu u tha në këtë takim me Mario Pappas.

Në aktivitetin e Thesarit të Qarkut në Çikago,për herë të parë u konfirmua nga zyrtarja e parë Maria Pappas se tash e tutje përmes linkut edhe në gjuhën shqipe,pagesat e tatimeve ligjore për bisneset dhe afaristët tjerë mund të bëhen në gjuhën e tyre shqipe.Kjo ishte një ngjarje e ditës dhe nderim për komunitetin shqiptaro-amerikanë që jetojnë e punojnë në qytetin me rrethinë në Çikago,u shprehën njëzerit të pranishmit në këtë organizim për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë aktivitet të Thesarit të Qarkut morën pjesë Gjeneta Harusha,kryetar i KSHA-së si dhe përfaqësuesit e shoqatave Mahmut Skenderi,Lirie Mehmeti,Tefik Abdullahu,Ria Ismajli,Arbër Ajeti,Arjana Jupi,Riza Milla dhe Samedin Mehmeti,për të cilët Mario Pappas i nderoi me mirënjohje të Thesarit të Qarkut në Çikago.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test