Na ndiqni

Amerika

Kryeministri Haradinaj, takoi në Nju Jork, përfaqësuesit e komunitetit shqiptar

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 07:22
Kryeministri Haradinaj, takoi në Nju Jork, përfaqësuesit e komunitetit shqiptar

Nju Jork, 29 shtator 2018 – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Hardinaj, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar sot paradite me përfaqësuesit e disa organizatave e shoqatave të komunitetit, veprimtar të njohur të çështjes shqiptare në SHBA.

Takimi që u mbajt në një nga mjediset e Hotelit Kimberly, e udhëhoqi këshilltari i bashkisë së Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj dhe ishte mjaft miqësor i formatit Q & A.

Përfaqësues e aktivistë të tjerë të komunitetit shqiptaro-amerikan shtruan pyetje, aktuale rreth Kosovës, shqiptarve në Mal të Zi dhe Luginën e Presheves,  të cilave Kryeministri, Ramush Hardinaj, iu përgjegjë me shumë dashamirësi.
Pjesmarrësit i thanë gazetes Bota sot  se ata ishin mjaft të kënaqur në takimin dhe komunikimin me Hardinajn.

Sot mbas dite Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Hardinaj dhe delegacioni që e shoqëroi atë udhëtojë për në Kosovë.
 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test