Na ndiqni

Amerika

Me plisa të bardhë nderojnë senatorin John McCain

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 12:07
Mustafë Bytyçi dhe Ramazan Bekteshi

Kosovari Muharrem Maralusha që është veteran në ushtrinë amerikane njëherit anëtar i Federates PanShqiptare të Amerikës VATRA, dega në Washington DC; së bashku me ish-kryetarin e kësaj federate, Gjon Bucaj, anëtarët:Mustafë Bytyçi dhe Ramazan Bekteshi kanë vendosur lule te varri i seantorit John McCain në Akademine Navale të SHBA në Annapolis Maryland.

Të gjithë ata me plisa të bardhë të vendosur në kokë kanë nderuar senatorin amerikani cili dha kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

McCain u nda nga jeta më 25 gusht të këtij viti në moshën moshën 81 vjeçare.

Ai në prill të 2017-ës e kishte vizituar Kosovën, ku edhe ishte nderuar me Urdhrin e Lirisë për kontributin e tij për pavarësinë e këtij vendi.

Senatori McCanin ishte edhe veteran i luftës në Vietnam, kurse edhe kosovari që vendosi sot lule tek varri i tij, Muharrem Maralusha është veteran i kësaj lufte dhe ishte pjesë e ekipit që shkoi për të shpëtuar atje senatorin John McCain i cili si pilot ishte zënë rob nga komunistët vietnamez.

Image

Klan Kosova
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test