Na ndiqni

Amerika

Vrasja e shqiptarit në New York, arrestohet autori, zbardhen shkaqet

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 16:02
Grei Frashëri

Mediat amerikane zbulojnë detaje nga vrasja e shqiptarit Grei Frashëri.

Mësohet se një person është arrestuar si autor i ngjarjes.

 Në pranga ka përfunduar një 35 vjeçar i quajtur Anthony Valenti, i cili dyshohet se ka qëlluar disa herë në drejtim të 23 vjeçarit shqiptar të premten e 7 shtatorit.

Mediat amerikane shkruajnë se asnjë nga të shtënat e 35 vjeçarit nuk e goditi Frashërin, por ishte bashkëpunëtori i tij, ai që e qëlloi me thikë në pjesën e qafës duke i shkaktuar vdekjen, në atë që policia beson se ishte një konfrontim për çështje që lidhen me marijuanën.

Valenti, i cili jeton në Bensonhurst, ka 10 arrestime të mëparshme, përfshirë për drogë dhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur, tha një burim policor.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test