Na ndiqni

Amerika

Uashingtoni: Kapja e anijeve ukrainase nga Rusia, një veprim i jashtligjshëm

Nga: ATSH Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 18:31
Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, e cilësoi sot si një veprim të jashtëligjshëm nga ana e Rusisë kapjen këtë fundjave të anijeve ukrainase, duke theksuar se kjo sjellje e bën të pamundur një marrëdhënie normale mes Uashingtonit dhe Moskës.

“Sikurse ka thënë presidenti i vendit tim shumë herë, SHBA-ja është për një marrëdhënie normale me Rusinë”, tha Haley.

“Por veprimet e jashtëligjshme si këto e bëjnë këtë të pamundur”, theksoi diplomatja amerikane, duke i kërkuar Rusisë që të lëshojë anijet ukrainase dhe ekuipazhin e tyre. /ATSH

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test