Na ndiqni

Amerika

Demokratët akuzojnë Trump se nuk po tregon të vërtetën rreth njohurive të CIA-s

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 22:09
Adam Schiff

Shefi i demokratëve në Komitetin e Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së, Adam Schiff, mendon se presidenti Donald Tramp nuk është i sinqertë kur thotë se nuk ka prova të mjaftueshme në raportin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) për fajësimin e princit saudit Muhammed bin Salman për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Trump tha të enjten se raporti i CIA-s nuk është afër përfundimit, kujton AP.

Schiff, i cili së shpejti do të marrë përsipër pozitën e kryetarit në Komisionin e Inteligjencës, tha se do të inspektojë lidhjet financiare të Trump me Arabinë Saudite dhe nëse "interesi personal" i tij e formëson politikën amerikane ndaj atij vendi.

Sipas fjalëve të Schiff, Trump "u dërgon despotëve një mesazh se ai do t’ua ruajë shpinën” nëse ata bëjnë biznes me të.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test