Na ndiqni

Amerika

Kaliforni, shirat ndihmojnë në shuarjen e zjarreve

Nga: Mediat Shqiptare Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 00:37
Kaliforni

Shirat e vazhdueshëm këto ditë në Kaliforninë Veriore kanë ndihmuar në shuarjen e zjarreve më vdekjeprurëse në këtë shtet amerikan, por janë duke komplikuar përpjekjet për gjetjen e viktimave.

Ekipet e shpëtimit po i vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur.

Të premten, edhe pse moti ishte i keq dhe me shi, u çuan 800 vullnetarë për të kërkuar në mesin e rrënojave të shkrumbuara nga zjarri.

84 vetë humbën jetën nga zjarret dhe 563 të tjerë figurojnë të humbur.

Autoritetet nuk kanë bërë publikisht vlerësime për trupat që mund të jenë zhdukur, por një numër banorësh që Kalifornisë që i panë nga afër flakët, thonë se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test