Na ndiqni

Amerika

Trump: Ushtarët të përdorin armët, nëse emigrantët i afrohen kufirit

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 21:00
Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënon sërish karvanin me emigrant i cili nga Amerika Jugore ka mbërritur në qytetin meksikan të Tijuanës. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u ka kërkuar atyre që të kthehen menjëherë andej nga ka ardhur ndërsa ushtarëve i ka dhënë urdhër të qëllojnë nëse do të jetë e nevojshme

Trump shtoi se shpresonte që ushtarët të mos jenë të detyruar të qëllojnë. Por në se do të jetë e domosdoshme nuk mbetet zgjidhje tjetër. Presidenti amerikan theksoi se në mesin e emigarntëve janë të paktën 500 kriminelë dhe njerëz të kqinjë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë kërcënoi se do të mbyllë të gjithë kufirin me Meksikën, në një kohë që është ende në përpjekje për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për financimit e murit me Meksikën. Aktualisht administrata amerikane ka dërguar në kufi rreth 6 mijë ushtarë.

Ndërkohë në anën tjetër të kufirit, edhe autoritetet meksikane kërkojnë të bllokojnë avancimin e emigrantëve. Por përpjekjet nuk janë të mjaftueshme duke konsideruar se janë ndaluar vetëm 200 persona nga katër mijë që kanë mbërritur deri tani në Tijuana.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test