Na ndiqni

Amerika

"Mbikëqyrja Amerikane": Ivanka Trump ka përdorur emalin privat për punë zyrtare

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 18:05
Ivanka Trump

Ivanka Trump, e bija e Presidentit Donald Trump dhe një nga këshilltaret e tij kryesore, u ka dërguar vitin e kaluar qindra mesazhe ndihmësve të Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarëve të qeverisë nëpërmjet llogarisë së saj private të email-it, shpesh në kundërshtim me rregullat qeveritare, sipas një organizate vëzhgimi me prirje liberale.

Organizata e quajtur "Mbikëqyrja Amerikane" tha se gjatë pjesës më të madhe të vitit 2017, Ivanka Trump shpesh ka diskutuar ose komunikuar për çështje pune në Shtëpinë e Bardhë përmes një llogarie private email-i të përbashkët me të shoqin, Jared Kushner, këshilltar i vjehrrit të tij.

Përdorimi i emailit privat nga Ivanka Trump për punë qeveritare të kujton sulmet e ashpra të Presidentit Trump ndaj rivales së tij Hillary Clinton gjatë fushatës presidenciale të 2016-s për përdorimin e një serveri privat emaili të instaluar në shtëpinë e saj në New York, kur ishte sekretare e shtetit nga viti 2009 deri në 2013. Zonja Clinton nuk u akuzua për ndonjë shkelje, por analistët politikë besojnë se hetimi i gjatë i FBI-së për materialet e klasifikuara që iu gjetën në server, luajti rol në humbjen e saj në zgjedhje.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test