Na ndiqni

Amerika

Pritet raporti përfundimtar i SHBA-së për vrasjen e Jamal Khashoggit

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 16:12
Jamal Khashoggi

Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara mund të nxjerrin të martën raportin përfundimtar rreth vrasjes së gazetarit të “Washington Post-it” Jamal Khashoggi. Sipas njoftimeve Agjencia Qendrore e Zbulimit (CIA) ka dalë në përfundimin se Princi i Kurorës i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman, drejtues de facto i mbretërisë, urdhëroi vrasjen e gazetarit më 2 tetor në konsullatën e Riadit në kryeqytetin turk, Ankara.

Të hënën, Mbreti saudit Salman mbajti fjalimin e tij të përvitshëm, duke thyer heshtjen e gjatë publike lidhur me vrasjen e gazetarit. Por mbreti nuk i përmendi akuzat kundër Princit të kurorës Mohammed bin Salman.

Besohet gjerësisht se vrasja u urdhërua nga princi. Jamal Khashoggi, gazetar i “Washington Post-it” dhe kritik i Princit të kurorës së Arabisë Saudite, u vra në konsullatën e Riadit në Turqi ku kishte shkuar për të marrë disa dokumente që i nevojiteshin për martesën e tij me një shtetase turke.

Jo shumë kohë pas vrasjes, princi i kurorës i minimizoi kritikat se vendi i tij nuk po bashkëpunonte me Turqinë për të zbardhur vrasjen e Jamal Kashoggit.

"Ne do t'i tregojmë botës se dy qeveritë po bashkëpunojnë për të ndëshkuar të gjithë ata që janë fajtorë dhe përgjegjës. Në fund, drejtësia do të triumfojë", tha ai.

Javën e kaluar një prokuror saudit e përjashtoi Princin e kurorës nga çdo lidhje me krimin ndërsa kërkoi dënimin me vdekje për pesë persona si dhe njoftoi ngritjen e akuzave ndaj 11 vetëve. Sipas prokurorit saudit, 21 persona janë ndaluar në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test