Na ndiqni

Amerika

Ashensori bie 84 kate pa u ndal, udhëtarët nuk e dinin se ishte prishur

Nga: Mediat Shqiptare Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Zjarrfikësit shpëtuan gjashtë vetë të mbërthyer në një ashensor në një nga rrokaqiejt më të lartë në Çikago.

Pas largimit nga restoranti në katin e 95-të, gjashtë persona përjetuan një udhëtim tmerrues në ashensor dhe dëgjuan tingujt, por në atë moment ata nuk e kuptuan se ashensori ishte prishur dhe kishte rënë 84 kate derisa u ndal në katin 11, raporton AP.

Agjencia thekson se një nga kabllot që mbanin ashensorin u shkëput dhe ky nisi të bie për shkak të kësaj.

Gjithsej tre ashensorë do të mbyllen për riparime dhe mirëmbajtje, si dhe për shkak të hetimeve.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test