Na ndiqni

Amerika

Trump sot shkon në kaliforni

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 17:08
Trump sot shkon në kaliforni

Trump do të bëjë një vizitë në Kaliforni ku do të shikojë nga afër dëmet e shkaktuara nga zjarri, si dhe do takohet me të prekurit nga zjarri.

Guvernatorët, ai në largim dhe guvernatori i ri në Kaliforni, Jerry Brown dhe Gavin Newsom, do të bashkohen me presidentin Trump në inspektimin e shkatërrimeve në Kaliforninë veriore dhe jugore.

Vizita e Trumpit vjen një javë pasi ai fillimisht fajësoi zyrtarët e Kalifornisë për zjarret dhe kërcënonte të pengonte fondet federale. Në Tweeter presidenti nuk përmend kushtet e thatësirës në Kaliforni, të cilat shumë shkencëtarë thonë se janë simptoma të ndryshimeve klimatike.

Zyrtarët në Kaliforni thonë se numri i njerëzve të zhdukur nga zjarri më vdekjeprurës në historinë e Kalifornisë është rritur në më shumë se 1,000 dhe se numri i të vdekurve është rritur në 71.

Vetëm në qytetin Paradise, flakët shkrumbuan 12 mijë objekte, ndër to të paktën 9700 shtëpi.

Sherifi i kontesë Butte njoftoi se është shtuar lista e personave të zhdukur.

“Deri më tani, kemi identifikuar 329 individë që ishin në listën e personave të zhdukur. Lista e re personave të zhdukur ka arritur në 1011, pra janë shtuar 380 emra brenda vetëm një dite”, informoi sherifi Kory Honea.

Zoti Honea shtoi megjithatë se në listë mund të gjenden edhe emra personash që iu larguan zjarrit dhe që nuk janë në dijeni se janë raportuar si persona të zhdukur. Ai bëri thirrje që njerëzit të informojnë autoritetet nëse i kanë mbijetuar zjarrit.

Zjarrfikësit arritën të shuajnë një pjesë të zjarrit të shpërthyer në pyje.

Rreth 500 punonjës të ekipeve të shpëtimit vazhduan të kërkojnë në rrënojat e qytetit Paradise, një javë pasi zjarri vdekjeprurës përfshiu qytetin me 27 mijë banorë. Flakët shkrumbuan rreth 12 mijë godina, ndër to të paktën 9700 shtëpi, ndërsa vazhdojnë të rrezikohen objekte të tjera.

Janë evakuar rreth 52 mijë njerëz që janë strehuar në zona të ndryshme, madje edhe në një kamping në parkimin e një supermarketi.

Autoritetet njoftuan se në zonën e Gjirit të San Franciscos, shkollat dhe objektet turistike janë të mbyllura për shkak të tymit.

Shkaku i zjarrit është ende duke u hetuar, por zyrtarët thonë se mund të jetë shkaktuar nga një difekt i aparaturave elektrike.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test