Na ndiqni

Amerika

Një portert i Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë, Matthew Whitaker

Nga: voa Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 18:15
Matthew Whitaker

Prokurori i Përgjithshëm në detyrë, Matthew Whitaker, ka shërbyer si shef i stafit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions, që nga tetori 2017-s.

49-vjeçari ka lindur në Des Moines të Aiovës, ku është diplomuar për drejtësi.

Në vitin 2004 ish-presidenti Xhorxh W. Bush e emëroi atë prokuror të këtij shteti. Ai ka kandiduar, por pa sukses për një vend në Senatin amerikan në vitit 2014.

Matthew Whitaker pritet të mbikqyrë hetimin që po kryen Prokurori i PosaçëmRobert Mueller në lidhje me dyshimet nëse zyrtarë të fushatës presidenciale tëzotit Trump bashkëpunuan me Rusinë në mënyrë të fshehtë në zgjedhjet e vitit2016 dhe nëse Presidenti Trump u përpoq të pengonte drejtësinë.

Përpara se t’i bashkohej Departamentit të Drejtësisë vitin e kaluar zoti Whitaker e ka kritikuar hetimin që po kryen zoti Mueller. Gjatë një dalje të tij në rrjetin televiziv CNN ai ka thënë se Prokurori i Përgjithshëm gëzon autoritetin t’i ulë buxhetin zotin Mueller dhe të ndalë hetimin që ai po kryen. Në një shkrim të tij ai shprehej gjithashtu se mendon se hetimi i zotit Mueller ka shkuar shumë larg dhe se financat e zotit Trump duhet të jenë të kufizuara për Prokurorin e Posaçëm.

voa
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test