Na ndiqni

Amerika

Jeta e mrekullueshme e McCain, drejt fundit! Reagojnë republikanë e demokratë

Nga: top channel Më: 25 gusht 2018 Në ora: 11:49
John McCain

Pas njoftimit se ka vendosur të ndërpresë trajtimin mjekësor, homazhet dhe mbështetja kanë vërshuar nga të gjitha anët për senatorin John McCain, të sëmurë me tumor në tru.

“I gjithë klani McCain po bën atë që familja e tyre ka bërë prej brezash të tërë, po përballon sfidat me dinjitet”, shkroi senatori republikan Lindsey Graham.

Ish-astronauti Scot Kelley thotë se ka një respekt të thellë për heroin amerikan, që i shërbeu vendit në kohë lufte dhe paqeje, me guxim, dinjitet e dhembshuri për të tjerët. “Një udhëheqës i vërtetë i kohëve tona”, shton ai.

“John McCain, – thotë Paul Ryan, kryetari i Dhomës së Përfaqësueve në Kongresin amerikan, – personifikon shërbimin e bërë këtij vendi”.

Por, mesazhe mbështetëse kanë mbërritur edhe nga kampi tjetër.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me John McCain dhe familjen e tij”, shkroi në Twitter kreu i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.

Familja e senatorit të Arizonës njoftoi të premten se, deri tani ai i ka tejkaluar pritshmëritë për mbijetesë, por “përparimi i sëmundjes dhe mosha e avancuar janë faktorë të pandalshëm. Me forcën e vullnetit që e karakterizon, John ka bërë zgjedhjen e tij, që ta ndalojë trajtimin mjekësor”.

81-vjeçari, në mandatin e tij të 6 si senator i Arizonës nuk është paraqitur në punë që nga muaji dhjetor.

top channel
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test