Na ndiqni

Amerika

Të paktën 14 viktima pas sulmit në një shkollë në Florida

Nga: REL Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 22:58
Nxënësit duke u evakuuar pas të shtënave në shkollën Stoneman Douglas në Florida

Zyra e sherifit Broward ka njoftuar për të paktën 14 viktima pas të shtënave me armë zjarri në shkollën Stoneman Douglas në Florida.

So far we have at least 14 victims. Victims have been and continue to be transported to Broward Health Medical Center and Broward Health North hospital. #StonemanShooting

Kjo zyrë ka njoftuar se sulmuesi është në paraburgim, mirëpo ngjarja është ende në zhvillim.

Një bashkëpunëtor lokal i Fox News ka raportuar se janë parë disa persona duke u trajtuar jashtë objektit të shkollës nga lëndimet e marra.

Në një video nga helikopteri është parë se policia e armatosur ka rrethuar zonën e ndërtesës.

Disa pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë disa nxënës derisa largohen në grupe të vogla.

Departamenti i policisë përmes një njoftimi në Twitter ka treguar disa udhëzime për mësuesit dhe nxënësit se si “të izolohen derisa policia t’i arrijë ata”.

Edhe FBI është në vendin e ngjarjes duke u ndihmuar autoriteteve lokale.

Televizionet amerikane kanë raportuar edhe se një numër i prindërve janë mbledhur jashtë zonës së rrethuar nga policia.

“Presidenti është njoftuar për të shtënat në shkollën në Florida”, ka thënë zëvëndës-sekretarja për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Lindsay Walters.

“Jemi duke e vëzhguar situatën. Lutjet tona janë me të prekurit”, ka thënë ajo.

Kongresmeni, Ted Deutch, i cili është përfaqësues i këtij disktrikti, përmes një postimi në Twitter ka thënë se ka biseduar me shefirin derisa ngjarjen e ka cilësuar shkatërruese.

REL
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test