Na ndiqni

Aktuale

Ashpërsohen dënimet për burrat që rrahin gratë

Nga: Kallxo Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 00:12
Foto ilustrim

Vepra penale kundër dhunës në familje nuk është pjesë e Kodit Penal, i cili është në fuqi.

Por kjo ka ndryshuar, me plotësim-ndryshimet e bëra në Kodin e ri Penal, ku për herë të parë përfshihet vepra penale e dhunës në familje.

Kodi i ri Penal është në procedurën e miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Tashmë pjesë e Kodit Penal është edhe njëra nga çështjet më të rëndësishme shoqërore.

Sipas Kodit të ri, kushdo që e kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik, psikologjik ose ekonomik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënie familjare do të dënohet.

Për ata të cilët e kryejnë këtë vepër është paraparë dënim me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet.

Kjo është e caktuar në paragrafin 1 të nenit 248 i emëruar tashmë si “Dhuna në familje“.

Po ashtu, në nen është e cekur edhe fakti se çfarëdo vepre penale e kryer brenda marrëdhënies familjare, do të konsiderohet si rrethanë rënduese.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test