Na ndiqni

Aktuale

Rama tregon pse përdori shprehjen “gomar” për ata që e quajnë Thaçin tradhtar

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 22:49
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po e sheh problematik diskutimin mbi individët dhe jo mbi idetë, duke iu referuar idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufirit.

Ai shpjegoi se si erdhi deri tek shprehja “gomar”, duke thënë se e ka të vështirë të besojë se dikush mund ta quajë Thaçin tradhtar.

“Unë nuk mendoj që idetë mund të vriten duke u përpjekur të masakrosh atë që i çon përpara. Çdo ide ka legjitimitetin e vet dhe çdokush ka të drejtë të ketë idenë e vet. Duhet të merremi me idetë jo me njëri-tjetrin. Këtu vijmë nga një kulturë barbarie totalitare ku nuk goditet ideja por bartësi i idesë”

“Nuk mund të ndahemi në besnik dhe tradhtar të atdheut. Dhe Hashim Thaçi tradhtar?! Pasi ka vënë në rrezik veten e vet duke u bërë udhëheqës i luftës çlirimtare ku ka mundur të jetë vetë dëshmor, ka nënshkruar deklaratën e pavarësisë, ka qenë kryeministër edhe është president. Ç’është kjo? Prandaj unë e përdora atë shprehje. Mund të jesh kundër por si është kjo ‘tradhtar’?”.

Rama ka theksuar se duhet të ketë diskutim te hapur rreth ideve dhe të mos ketë ndasi.

Në lidhje me idenë e korrigjimit të kufirit në kuadër të marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, Rama ka ngritur pyetjen se për çfarë duhet të bëhet ky korrigjim.

“Në qoftë se është korrigjim për të qenë prapë siç jemi sot, edhe sikur ata ta njohin Kosovën, edhe sikur të futet në OKB, jam kundër”.

“Nëse bëhet fjalë për të shkuar drejt një procesi tjetër, të çlirim total, hapjes së perspektives së një bashkimi në procesin drejt Bashkimin Evropian, pa e pasur gjithmonë ketë terrorin mediatik ‘Shqipëri e Madhe’, por që shqiptarët të shkojnë bashkë drejt BE-së, kjo është një temë që duhet të hapet, nuk është tabu”.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test