Na ndiqni

Aktuale

Presidenti Thaçi pritet nga sekretari Pompeo në Shtëpinë e Bardhë

Nga: Mediat Shqiptare Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 22:15
Hashim Thaçi dhe Mike Pompeo

(E plotësuar) - Sipas njoftimit për media të Presidencës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi.

Në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, më të cilin ka biseduar për çështje bilaterale, rajonale dhe më gjerë, bën me dije njoftimi, që shton se Thaçi e ka falënderuar sekretarin Pompeo për mbështetjen e administratës Trump për Kosovën dhe për mbështetjen historike që populli amerikan i ka dhënë popullit të Kosovës.

Nuk e ka përmendur fare çështjen e ndryshimit të kufijve.

“Kam shprehur konsideratën më të lartë në emrin tim dhe të popullit të Kosovës, për çdo gjë që SHBA-ja ka bërë për lirinë e popullit tonë dhe paqen në rajon. Përjetësisht do të jemi mirënjohës”, ka thënë pas takimit presidenti Thaçi, përcjell njoftimi nga Presidenca.

Gjithnjë sipas këtij njoftimi, në këtë takim është biseduar edhe për mandatin e ri të FSK-së, si një forcë shumetnike dhe për bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës, ku thuhet se presidenti Thaçi, po ashtu, e ka falënderuar sekretarin Pompeo për mbështetjen që i ka dhënë procesit të transformimit të FSK-së në forcë të armatosur.

“Kosova si shtet sovran ka të drejtë sovrane dhe detyrim që t’i ngrisë kapacitetet e sigurisë. Tani është koha që nga konsumues të bëhemi kontribuues të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, ka shtuar ai.

Njoftimi vazhdon duke treguar se presidenti Thaçi dhe sekretari Pompeo, po ashtu, kanë biseduar për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“SHBA-ja mbështet Kosovën për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila i hap rrugë njohjes reciproke dhe anëtarësimit të Kosovës në NATO, BE dhe OKB”, ka thënë presidenti Thaçi.

Mbështetja e SHBA-së, sipas presidentit Thaçi, është përcaktues për arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe krijimin e një konsensusi më të madh brenda dhe jashtë Kosovës.

“Ishte konkludim i përbashkët se nëse nuk e shfrytëzojmë këtë momentum historik, ne rrezikojmë të hyjmë në një cikël të rrezikshëm jo vetëm si Kosovë, por edhe si rajon. Prandaj, mënyra e vetme për ta mbyllur njëherë e përgjithmonë çështjen e Ballkanit është arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Sipas njoftimit, nga ana tjetër, sekretari i shtetit amerikan, Mike Pompeo, ka theksuar se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës, me theks të veçantë arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi do të vazhdojë të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Uashington.

Thaçi deklarohet pas takimit me dyer të mbyllura me sekretarin Pompeo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se është duke punuar në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për arritjen e një marrëveshjeje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, pas një takimi që pati me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Uashington.

Thaçi, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, ka thënë se Kosova është e bekuar nga mbështetja që i jep ShBA-ja, raporton Insajderi.

“Takim i shkëlqyeshëm me sekretarin Pompeo. Kosova është e bekuar që ka pasur mbështetjen e SHBA-ve në të gjitha fazat e luftës sonë për liri dhe pavarësi. Tani po punojmë së bashku për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë për paqe dhe për garantimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB, NATO dhe BE”, ka shkruar Thaçi.

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar pamje nga dalja para fotoreporterëve e presidentit të Kosovës dhe sekretarit amerikan të Shtetit.

Në videon e publikuar në rrjetin social Twitter nga Departamenti i Shtetit, shihen Thaçi dhe Pompeo teksa i shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit pas një takimi që është mbajtur me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Thaçi pritet nga sekretari Pompeo në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pritur sot në një vizitë zyrtare nga sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington të SHBA-ve.

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar pamje nga dalja para fotoreporterëve e presidentit të Kosovës dhe sekretarit amerikan të Shtetit.

Në videon e publikuar në rrjetin social Twitter nga Departamenti i Shtetit, shihen Thaçi dhe Pompeo teksa i shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit pas një takimi që është mbajtur me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pritur sot në një vizitë zyrtare nga sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington të SHBA-ve.

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar pamje nga dalja para fotoreporterëve e presidentit të Kosovës dhe sekretarit amerikan të Shtetit.

Thaçi ka nisur sot një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përveç Pompeot, pritet të takohet edhe me John Bolton, këshilltarin për Siguri të presidentit Donald Trump.

Para se të fillonte vizitën, sot gjatë ditës, Thaçi theksoi se në SHBA do të ketë takime të shumta dhe se qëllimi i kësaj vizite është koordinimi me amerikanët për hapat e fundit, para arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test