Na ndiqni

Aktuale

Për Thaçin ngrehin ‘dolli’ dy qeveritë shqiptare

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 21:28
Dy qeveritë shqiptare

Edhe pse ndodhet në Uashington për vizitë zyrtare, presidenti Thaçi ka qenë temë diskutimi pas mbledhjes së sotme dhe në drekën e përbashkët të dy qeverive shqiptare.

Madje, për shëndetin e tij është ngrehur edhe dolli nga kryeministrat dhe ministrat e dy qeverive.

Ka qenë pikërisht Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i cili i kishte ftuar dy qeveritë që të ngrehin dolli për Thaçin.

“Hajde një dolli dhe jetë të gjatë për presidentin Thaçi”, kishte thënë Edi Rama gjatë drekës në hotelin “Dukagjini”, tregojnë burime qeveritare për median.

Dollisë së kryeministrit Rama dhe kryeministrit Haradinaj, më pas i ishin bashkuar edhe ministrat e dy qeverive shqiptare.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test