Na ndiqni

Aktuale

Thaçi e Vuçiq janë pajtuar për zbutjen e tensioneve pas taksës, thotë BE-ja

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 21:09
Thaçi e Vuçiq

Komisionari për zgjerim, Johannes Hahn, është në kontakt me presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq, të cilët janë pajtuar për një nevojë urgjente për qetësim të situatës dhe uljes së tensioneve, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes për politike të jashtme të BE'së, Federica Mogherini.

Ajo ka theksuar se Hahn ka ofruar ndihmën e tij për arritjen e zgjidhjeve të shpejta dhe praktike për çështjen e tregtisë.

Në pyetjen e “Tanjugut” nëse BE-ja planifikon të ndërmarrë ndonjë masë si pasojë e taksës së Kosovës ndaj mallrave serbe, ajo ka thënë se MSA-ja parasheh mekanizma përmes së cilëve do të zgjidheshin çështjet e hapura mes BE-së dhe Kosovës.

“Ajo përfshin kontaktet bilaterale dhe vendosjen e kësaj çështjeje në agjendën e përbashkët, siç janë Këshilli i Stabilizim Asociimit. Në rastin e Kosovës, takimi i radhës i Këshillit është planifikuar për pjesën e dytë të dhjetorit”, ka thënë Kocijançiç.

Jozyrtarisht, “Tanjug” ka mësuar se Këshilli për Stabilizim dhe Asociim BE-Kosovë është caktuar për 17 dhjetor, ndërsa Këshilli për Stabilizim dhe Asociim BE-Serbi për 18 dhjetor në Bruksel.

Maja Kocijançiq ka përsëritur se me rastin e ngritjes së taksës në 100 për qind për mallrat serbe, BE-ja “qartazi ka kërkuar tërheqjen e saj”.

“Komisari Hahn është në kontakt me të dy liderët të cilët janë pajtuar që duhet me urgjencë të qetësohen dhe ulen tensionet në interes të tërë rajonit”, tha Kocijançiq.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test