Na ndiqni

Aktuale

Sipas ekspertizës përfundimtare, aksidenti në Mramor u shkaktua nga vetura ku ishin viktimat

Nga: Koha Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Vetura, në të cilën gjendeshin 4 viktimat e aksidentit që ndodhi javë më parë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, rezulton të jetë fajtore në bazë të ekspertizës.

Kështu kanë konstatuar ekspertët e komunikacionit me kërkesë të Prokurorit të çështjes Blerim Ignishta, ka treguar avokati Afrim Salihu.

Por, këtë ekspertizë, që mban datën 23.11.2018, po e kundërshtojnë familjarët e viktimave, të cilët do të parashtrojnë ankesë.

Të indinjuar nga institucionet e vendit, ata thonë se edhe nuk iu lejua hyrja në QKUK për t’i parë familjarët e tyre, tashmë viktima.

Viktimat e aksidentit ishin Agron Shala, 25-vjeçar, Osman Shala, 65-vjeçar dhe Arife Shala, 88-vjeçare nga fshati Ponesh dhe Elfete Rashiti 65-vjecare nga Gjilani.

Në aksidentin, i cili ndodhi në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ishte e përfshirë edhe ambasadorja turke, Kivilcim Kilic.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test