Na ndiqni

Aktuale

Thaçi: Me amerikanët po i bashkërendojmë hapat e fundit para marrëveshjes me Serbinë

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 19:56
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para takimeve që do të zhvillojë në Uashington, ka folur për mediat lidhur me rëndësinë e vizitës dhe për përmbajtjen e takimeve që do t’i ketë me sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Trump, dhe kongresistë e senatorë të shumtë.

Presidenti Thaçi ka theksuar se në SHBA do të ketë takime të shumta dhe se qëllimi i kësaj vizite është koordinimi me amerikanët për hapat e fundit, para arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Pasi që jemi në hapat e fundit të mundësisë së arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, është e domosdoshme prania ime në Uashington për t’u koordinuar me miqtë e përjetshëm të Kosovës për arritjen e një marrëveshje ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë, që ajo të jetë efektive, e implementueshme dhe arritjen e një konsensusi më të madh ndërkombëtar”, ka thënë Thaçi para takimit me sekretarin Mike Pompeo.

Ai po ashtu ka theksuar se në këtë kohë është e rëndësishme që do të ketë një konsensus edhe përbrenda Kosovës, duke shfrytëzuar momentumin e krijuar për arritjen e marrëveshjes me Serbisë.

Sipas tij, marrëveshja do të garanton njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe anëtarësimin e saj në NATO, BE dhe OKB.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test